Prani e mjegullës në disa akse rrugore, aeroporti në Shkup i hapur për komunkacion

 Komunikacioni  në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende  nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në drejtimet rrugore Shkup-Milladinovc, Shkup-Katllanovë në të dy drejtimet dhe në unazën rreth Shkupit.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve qytetare është mesatar.

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni, ende është i mbyllur për komunikacion. Të hapura për komunikacion janë vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitli, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet e tjera kufitare, përveç në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti – informata ka të bëjë për anën e kalimeve të Maqedonisë.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh”-Shkup në të cilin komunikacioni ajror dje ishte në ndërprerje për shkak të mjegullës, në mëngjes me përjashtim të fluturimit të anuluar për në Vjenë, janë realizuar fluturimet për në Beograd, Dortmund, Zagreb, Bruksel dhe Stokholm, ndërsa mbrëmë pas mesnate kanë arritur edhe aeroplanët nga Beogradi dhe Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button