Kjo është arsyeja pse Donald Trump refuzon të mbajë dorën e Melanias në daljet publike (Video)

Donald Trump nuk preferon të mbajë dorën e bashkëshortes së tij Melania në daljet publike pasi kërkon të duket i gjithëpushtetshëm me fuqinë e tij personale, dhe jo të bashkuara me dikë tjetër, thonë ekspertët e gjuhës së trupit.
Është biseduar shpesh për ftohtësinë që ai ka kundrejt gruas së tij kur del para kamerave dhe një episod të ngjashëm e bëri edhe dy ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar në Palm Beach, ku sapo kishte arritur me avion, transmeton Gazeta Express.

Melania i zgjati dorën sapo zbriti nga avioni, ndërsa ai e lëshoi në moment.

‘Një kapje duarsh e tregon një çift si të bashkuar”, thotë ekspertja Patti Wood.

“Por sipas mendimit tim, ai thotë: Dua të shihem si President i plotfuqishëm. Sikur nuk kam nevojën për askënd për të udhëhequr. Dhe duket qartë që kjo është zgjedhje e tij”, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button