VMRO-DPMNE akuza ndaj Shilegovit

VMRO-DPMNE sot në konferencë shtypi akuzoi se deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov në ditë i fiton nga 300 euro.

“Një ditë me manipulime dhe rolin e viktimës ndaj një regjimi për Petre Shilegov janë 300 euro të reja në llogarinë e tij. Diçka pak nën pagën mesatare mujore fiton deputeti Shilegov në ditë në dy vitet e kaluara”, tha Dragan Danev në konferencën e sotme për shtyp.

Derisa e bojkotoi Kuvendin, hidhte ngjyra dhe e ofendonte policinë, shton Danev, zëdhënësi i LSDM-ka ka inkasuar nga 9.000 euro në muaj. Nga VMRO-DPMNE pyesin nëse Shilegov vetë merr me qira banesa dhe nëse paguan për shërbime konsulente nga shoqëria e avokatëve që e posedon, derisa e kryen funksionin e deputetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button