Ja cili person ka qenë “burimi kredibil” i kongresmenit që kërkonte shkarkimin e Bejlit

Funksionari i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, është “burimi kredibil” i kongresmenit republikan, Kristofer Smit, i cili ka kërkuar nga Kongresi që ta hetojë rolin e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, në krye me Xhes Bejlin, mëson “Libertas” nga burimet diplomatike, njofton Portalb.mk.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Gjorçev, e ka shfrytëzuar afërsinë e Smitit me babain e bashkëshortes së tij e cila është amerikane, thuhet në shkrimin e “Libertasit”, e cila më tej shton se Gjorçevi e ka njohur kongresmenin Smit që në vitin 2015, gjatë kohës së sesionit të 24 të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku mund të shihet edhe në lajmin e publikuar nga televizioni i afërt me VMRO-DPMNE-në, më 9 korrik të vitit 2015.

gjorcev-smit

“Sitel” ka publikuar fotografi mes Smitit dhe Gjorçevit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2015.

Gjorçev dhe bashkëshortja e tij u përfolën në media kur u zbardh se edhe pse nuk ka qenë e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ajo gjatë kohë është paguar nga 1000 euro në muaj.

Disa kongresmenë, bashkë me Kristofer Smitin, janë takuar edhe me Nikolla Gruevskin vitin e kaluar, kur u përmend se partia paguan shuma të mëdha për lobim dhe takime me funksionarët amerikan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button