Në MPB u kthyen 11 drejtorët e mëparshëm, Pivovarov: Nuhiu ka mundur të formojë ekipin e tij

Pas skadimit të mandatit të Oliver Spasovski dhe largimit të tij nga posti i ministrit të brendshëm në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës, në këtë ministri janë bërë edhe 11 ndryshime kadrovike, që më parë ishin emëruar nga Spasovski.  Në vend të tyre janë kthyer funksionarët e mëparshëm.  Këtë situatë e konfirmon për televizionin 21 edhe ministri i brendshëm teknik, Agim Nuhiu.

 

“Gjithçka kthehet në gjendjen e mëparshme dhe personat që kanë qenë të emëruar mbi bazën e kësaj kuote nuk janë më në pozita të njëjta dhe situata është kthyer siç ka qenë para marrëveshjes së Përzhinës”, u shpreh Agim Nuhiu, Ministër i MPB.

Ish-ministri Spasovski i pyetur nga TV21 nuk komentoi ndryshimet e bëra në MPB. Por, eksperti për çështje të sigurisë, Vladimir Pivovarov i cili ishte ndër këshilltarët e ish-ministrit Spasovski thekson se ministri  Nuhiu në vend të kthimit të drejtorëve të mëparshëm, ka pasur mundësi të formojë ekipin e tij.

“Ligji i ri i sjellë nga VMRO-DPMNE parasheh që kompetencat nga 01 janari 2017-tës të kalojnë tek drejtorët për siguri publike dhe për siguri dhe kundër zbulim. Ministri i ri Nuhiu ka autorizime që janë në formë të mbretëreshës angleze. Dhe të gjitha mekanizmat i janë shkurtuar për shkak se nuk ka të drejtë të organizojë e të punojë plotësisht siç duhet të funksionojë një ministri normale”, u shpreh Vladimir Pivovarov, ekspert për çështje sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button