Banorët e zonave të përmbytura kundërshtojnë vendimin e ministrisë

Personat e zhvendosur nga rajonet e përmbytura në Shkup të cilët janë strehuar përkohësisht në konviktin Tome Stefanovski- Seniç dhe në Qendrën për edukim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar Partenija Zogravski, mund të kthehen në shtëpi. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punës dhe politikës sociale pasi dy ditë më parë vendosi tu japin afat një javor që të largohen nga këto qendra, njofton Alsat M.

Por, në terren situata është e ndryshme. Kjo është shtëpia e Azize Kaleshit në Inxhikov.
Ajo thotë se nuk ka kushte për jetesë aty. Me 50 mijë denarë thotë se nuk ka arritur ti rindërtojë muret e plasaritura dhe ta rindërtojë shtëpinë e shkatërruar.

Në konviktin Tome Stefanovski Seniç jetojnë 102 persona, ndërsa në Partenie Zogravski 23.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button