Eni Çobani do të tronditë publikun, ja historia e 4 vjeçares, e cila humbi jetën në spitalin e Berati (Foto)

Këtë të djelë në emisionin “Shihemi në gjyq” do të trajtohet një nga ngjarjet që tronditi opinion shqiptar muajin e parë të këtij viti.

Bëhet fjalë për historinë e familjes Derasa e vajzës katër vjeçare e cila  humbi jetën tragjikisht në spitalin e Beratit.

“Berati kete cift e njeh mire une sot i takova per here te pare dhe jam tronditur shume dhe si eshte e mundur ne vendin qe jetojme te gjithe sebashku ne kete Shqiperine tone ca ngjarje mbulohen dhe ca te tjera marrin vemendje.Si eshte e verteta e dt 23.01.2017 ku ne spitalin e Beratit humbi jeten vajza 4 vjecare e famijes Derasa do e zbulojme deri ne fund.”-shkruan Eni, transmeton Express.

Raportimi I Ngjarjes

Një fëmijë vetëm 4 vjeçe ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në spitalin e Beratit.

Për vdekjen e 4-vjeçares, nëna e foshnjës ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Për këtë arsye, policia e Beratit ka nisur procedimin penal ndaj mjekes me inicialet SH.K. 65 vjeçe. Ajo akuzohet për pakujdesi.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 29.01.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen:

Sh.K 65 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia A.D 41 vjeçe, banues në Berat, dyshohet se fëmija e saj E.D, 3 vjeçe, ka gjetur vdekjen prej shërbimit të pakujdesshëm të mjekes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

screenshot-24_1486151463-190170 screenshot-23_1486151457-1010640

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button