SHBA-ja ka asgjësuar mbi 100.000 viza pas dekretit të Trampit

SHBA-ja ka asgjësuar mbi 100.000 viza pasi presidenti amerikan, Donald Tramp ka nënshkruar dekret me të cilin ndalohet udhëtimi në SHBA për qytetarët e shtatë shteteve ku kryesisht ka popullatë myslimane.

Të dhënat janë kumtuar në një seancë të Gjykatës Federale në Virxhinia dhe janë publikuar nga gazeta Uashington post dhe En-Bi-Si Njuz.

Me dekretin e të premtes së kaluar, janë pezulluar vizat për Iranin, Sirinë, Jemenin, Irakun, Somalinë, Libinë dhe Sudanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button