Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut.

Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, por nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej-6 deri 3 gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 12 gradë. Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me dukuri të mjegullës nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të përhapura në pjesët perëndimore të vendit. Të hënën pritet që reshjet të zgjerohen çdokund dhe të jenë më intensive. Nga fundi i ditës do të kalojnë në borë në viset më të larta dhe në male.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button