Përfitimet e sojës

Soja është një fasule e vogël shumë e përdorur në Lindje, sidomos në Japoni në forma të ndryshme. Në vendet perëndimore përdoret më shumë vaji, sythet dhe qumështi i sojës.

Është një ushqim antik, i njohur në Lindjed që tre mijë vite më parë, dhe konsiderohet si shumë i shëndetshëm. Por përveç kësaj ka edhe disa kritika për efektin në organizëm dhe për këtë duhet konsumuar me kujdes, shkruan Top Channel.

Në Perëndim soja përdoret më shumë për ushqimin e kafshëve. Në dietën njerëzore përdoren më shumë farat, të fermentuara apo jo, apo edhe sythet. Shumë i përdorur është edhe qumështi i sojës, i pasur me proteina, i varfër me lipide dhe kalcium dhe pa kolesterol, shpesh i mirë për ata që janë alergjik ndaj qumështit të lopës.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që soja përmban dhe substanca alergjike, dhe nuk rekomandohet për të gjithë. Vaji, në fakt, përmban një sasi të ekuilibruar acides yndyrore omega-6 dhe omega-3, prandaj është i rëndësishëm për ushqimin. Por nuk duhet të skuqni me të, sepse në temperatura të larta acidet yndyrore të pangopura bëhen potencialisht të rrezikshme.

Soja ndihmon në reduktimin e kolesterolit, është bishtajorja me sasinë më të madhe të proteinave dhe është pothuajse plotësisht i lirë nga yndyrnat e ngopura, prandaj është i mirë në luftën kundër kolesterolit.

Soja gjithashtu është e pasur me isoflavonë, fito-estrogjenë efektet e të cilëve janë objekt i një sërë studimesh mbi një debat shkencor. Sot dihet që kanë disa efekte pozitive tek njerëzit, por ka edhe disa kritika. Isoflavonët të ndihmojnë të parndalosh osteoporozën, lehtësojnë disa simptoma të menopauzës dhe reduktojnë akumulimin e dhjamit në bark pas menopauzës. Sasia e përditshme që duhet të merrni për të pasur këto përfitime është 25 gr proteina soje.

Efektet negative janë të lidhura kryesisht me konsumin e tepruar të tij, në veçanti mund të ndërhyjnë në ekuilibrin hormonal të fizikut dhe me funksionimin e tiroideve. Soja nuk duhet të përdoret si zëvendësues i një ushqimi dhe duhet të shoqërohet gjithmonë me peshk, perime, vezë e mish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button