Arrestohet futbollisti i Atleticos, rrahu të dashurën

Lojtari i Atletico Madrid-it Lucas Hernandez (20) është arrestuar në orët e mëngjesit në Madrid, për pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat spanjolle theksojnë se futbollisti francez u arrestua në mëngjes në shtëpinë e tij në Las Rozas në Madrid. Futbollisti i ri nga shtëpia u nxorr me pranga. Ai nuk ka rezistuar gjatë arrestimit dhe në mënyrë të qetë shkoi në stacionin policor.

Pretendohet se Hernandez ka sulmuar të dashurën e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Sot pritet të dalë para gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button