Ali Ahmeti takon Këshillin Amerikan Atlantik: Partneriteti me SHBA-në kyç për BDI-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me përfaqësues të Këshillit Atlantik Amerikan.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të takoj idealistë dhe bashkëmendimtarë nga shoqëria civile amerikano-evropiane të rreshtuar pas Këshillit Atlantik Amerikan me të cilët folëm për synimin e përbashkët, integrimin e Maqedonisë në NATO”, është shprehur Ahmeti, transmeton MIA.

Ahmeti, me këtë rast ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj miqve në komunitetin ndërkombëtar.

“Shpreha mirënjohje të thellë për të gjithë miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti theksova mbështetjen e madhe dhe të parezervë për administratën amerikane në Shkup dhe në Uashington duke theksuar rolin vendimtar dhe bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe të afërt në drejtim të realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqëri demokratike të integruar në vlerat e komunitetit euroatlantik”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së në fund ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i shqiptarëve, i vendit tonë dhe i rajonit.

“Bashkëpunimi jonë me autoritetet amerikane në Maqedoni dhe në SHBA do të vijojë sepse ka qenë frytdhënës për të gjithë”, ka përfunduar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button