BE kundër Llallës: Roli i ambasadorit Lu, i pazëvendësueshëm

Bashkimi Europian ka dalë kundër kryeprokurorit Adriatik Llalla në përplasjen verbale mes tij dhe ambasadorit amerikan, duke u vendosur përkrah Donald Lu.

“BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në veçanti të ambasadorit Donald Lu”, thuhet në një deklaratë për shtyp, transmeton Top Channel.

Në reagimin e misionit evropian thuhet se, BE dhe SHBA po bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur qytetarët shqiptarë për krijimin e një sistemi drejtësie tërësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

“Nisja e menjëhershme e operacionit të monitorimit ndërkombëtar, që nga java e ardhshme do të mbikëqyrë procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët i BE dhe SHBA”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button