Kabineti i Ivanovit: Pohimet e LSDM-së janë gënjeshtër dhe manipulim me opinionin

Presidenti Gjorge Ivanov gjithnjë ka vepruar në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe në kuadër të të drejtave të tij, obligimeve dhe detyrimeve, thuhet në reagimin nga Kabineti i presidentit, ndërsa për pohimet e LSDM-së se Ivanov gënjen se ka vepruar si presidenti Kiro Gligorov, me çka ka shkelur Kushtetutën, paraqesin gënjeshtra dhe manipulime me opinionin, transmeton MIA.

“Thëniet nga LSDM se presidenti Gligorov e ka ndarë mandatin partisë së dytë me më shumë vota në zgjedhjet e atëhershme, duke u mbështetur në deklaratën se paraqitur më 14 korrik 1992, bëhet fjalë për konsultimet të cilat presidenti Gligorov i ka bërë me LSDM-në. Në deklaratë qartë shihet se në këto konsultime, presidenti Gligorov i propozon LSDM-së si parti e dytë me deputetë të fituar në parlament, të dërgojnë kandidat, të cilit president i Republikës së Maqedonisë do t’ia jepte mandatin për formim të qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Fakt është, siç thuhet në reagim, se në kumtesën nga 14 korriku i vitit 1992, në të cilën referohet LSDM-ja, presidenti Gligorov nuk ia beson mandatin LSDM-së për përbërje të Qeverisë, por prej tyre kërkon ta potencojnë kandidat për mandatar.

“Tre ditë më vonë, më 17 korrik 1992, LSDM-ja në prani të të gjitha partive të cilat e kanë përbërë shumicën parlamentare, e informojnë presidentin Gligorov se kanë arritur të sigurojn ë shumicë parlamentare dhe e përcaktojnël Petar Goshevin për mandatar”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button