Prokuroria Speciale dorëzon ankesë për ndarje të dëshmive

“Gjykata Themelore Shkupi 1, duke vepruar me rastin e propozim akuzës së Prokurorisë Speciale për dhunë në Komunën Qendër ka sjellë vendim për ndarje të një pjese të dëshmive të propozuara”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Nga PSP thonë se kanë dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit për këtë vendim të Gjykatës, për shkak se siç thonë ata, shkeljes thelbësore të dispozitave të ligjit për procedurë penale.

Përndryshe, PSP e ka paraqitur propozim akuzën deri te gjykata më 15 shtator të vitit 2016, gjegjësisht në përvjetorin e formimit të saj edhe atë kundër 14 personave prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës. Këta persona në propozim akuzën janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013. Përveç kësaj akuze, PSP ka ngritur edhe një akuzë tjetër e cila lidhet me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për përgjim, por dhe dokumentacionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button