Sulm ndaj ushtarit para Muzeut Louvre në Paris

Një ushtar ka hapur zjarr ndaj një personi që ka sulmuar atë me thikë në një qendër tregtare para Muzeut Louvre në Paris të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat franceze bëjnë të ditur se në një qendër tregtare para Muzeut Louvre në Paris, një ushtar ka hapur zjarr ndaj një personi i cili ka sulmuar atë me thikë the ka tentuar me valixhe të hyjë në zonë.

Njoftohet se personi i qëlluar nga ushtari është plagosur rëndë.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme përmes një deklarate të shkurtër theksoi se është duke vazhduar intervenimi i forcave të sigurisë dhe ndihmës së parë.

Po ashtu, bëhet e ditur se muzeu dhe stacioni i metrosë në afërsi janë zbrazur pas incidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button