Shilegov: Padi penale për Dimitrievin, Poposkin, Todorovin dhe Kançeska-Milevskën

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot paralajmëroi se parashtron padi penale kundër Emill Dimitrievit, Nikolla Poposkit, Nikolla Todorovit dhe Elizabeta Kançeska-Milevskës për shkak të shkeljeve të Kodit zgjedhor.

“Në Kodin zgjedhor qartë është cekur se funksioni i deputetit është i palidhshëm me funksionin e ministrit dhe se ne ditën e verifikimit të mandatit për deputet, funksioni i ministrit u ndërpritet me fuqi të ligjit. Në rast të tillë, Ministritë nuk mbeten pa person udhëheqës, sepse detyrën e tij e merr zëvendësministri”, tha Shilegov.

Sipas tij, këta anëtarë të VMRO-DPMNE-së me paramendim dhe në vazhdimësi nga dita e verifikimit të mandateve për deputetë në Kuvend, paralelisht e kryejnë edhe funksionin e ministrit.

“Me sjelljen e tillë ata e keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button