Senatorët letër Trump-it për sanksione ndaj Iranit

Njëzet e dy senatorë të Senatit amerikan nga radhët e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike i kanë dërguar letër presidentit Donald Trump që të zbatojë sanksione ndaj Iranit për shkak të testimit të raketave balistike dhe të sigurojë zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e shkruar nga senatori republikan i shtetit Tennessee dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme, Bob Corker, dhe senatori demokrat i Marylandit, Benjamin Cardin, si dhe të nënshkruar nga 22 senatorë, është shprehur shqetësimi nga testimi i raketës balisitke nga Irani në fillim të javës.

“Në mënyrë që të ndalohen aktivitetet tejet destabilizuese, duke filluar nga mbështetja e grupeve terroriste e deri te testimi i raketës balistike, liderët e Iranit duhet të ndiejnë presion më të madh. Është e nevojshme që të zbatohen sanksionet aktuale dhe të caktohen sanksione shtesë për testimin e raketës balistike”, thuhet në letrën e senatorëve.

Në letër, senatorët shprehin shresën që komuniteti ndërkombëtar të mblidhet kundër Iranit, duke theksuar se mbështesin përpjekjet e qeverisë në drejtim të kërkimit të llogarisë nga Irani.

Senatorët kanë përshëndetur thirrjen në mbledhje urgjente të KS të OKB-së nga ana e SHBA-ve, duke ftuar më tej komunitetin ndërkombëtar të kryesojë zbatimin e rezolutave të OKB-së kundrejt Iranit.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se në fillim të javës Irani ka testuar raketë balistike me rreze të mesme veprimi dhe se testimi ka qenë i pasuksesshëm për arsye se raketa ka shpërthyer ende pa u kthyer në atmosferë.

Pas këtij zhvillimi, Këshilltari për Siguri Kombëtare të Trump-it, Michael Flynn, paralajmëroi ashpër Iranin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button