Emma Stone e ka zbuluar sekretin e trupit perfekt (FOTO)

Emma Stone, një ndër aktoret më të mira të Hollywood-it, është gati për të na dhënë disa mësime jete të shëndetshme. Ajo nuk është vetëm aktorja që i ka bërë të gjithë për vete me rolin e saj në “La la Land”, por edhe për trupin në formë të shkëlqyer.

Megjithatë, edhe Emma ka sekretet e saj kur është fjala për të ruajtur elegancën, si dhe një trup të tonifikuar e bark të sheshtë. Ҫfarë bën ajo?

Ushtrimi me pesha është një prej prioriteteve që aktorja e “La La Land” praktikon vazhdimisht me trajnerin e saj, Jason Walsh. Është një ushtrim shumë i rëndësishëm për të mbajtur peshën nën kontroll, për të tonifikuar të gjithë muskujt e trupit, duke përfshirë edhe muskujt e zonës abdominale.

Nëse nuk i duken shumë interesante peshat, ajo ushtron forcën edhe ‘tërheqje slite’. Sipas Walsh, me këtë lloj ushtrimi djeg shumë kalori dhe në një kohë shumë të shpejtë.

Edhe ushtrimet me urën janë gjithashtu një zgjedhje e shpeshtë e aktores. Sipas trajnerit të saj, ky lloj ushtrimi të ndihmon për të tonifikuar zona të ndryshme të trupit dhe sidomos muskujt e barkut.

Pse nuk provon të bësh disa ushtrime si Ema dhe, me siguri, do ta falënderosh për këshillat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button