Isa Mustafa takim me kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa sot priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa, pasi e njoftoi kryeministrin Rama për progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.

Sipas njoftimit, kryeministri Rama vlerësoi arrtjet në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e Kosovës dhe të Shqipërisë në këtë rrugë.

Rama sot zhvilloi takime të ndara edhe me zyrtarët e partisë opozitare të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button