Ivanov: Çdo gjë kalon, nuk kemi jetë rezervë, të bëjmë lajme të mira

Kriza në kulm, presidenti Gjorge Ivanov, ka shkuar në mbrëmje argëtuese. NOVATV, ka publikuar një bisedë, për hirë të gjendjes në të cilën gjendet qytetarët, duke pritur që vendi të del nga kriza politike. Ata thonë se menjëherë pasi mbaruan takimet e me partitë politike, ku Ivanov solli vendim kontrovers në lidhje me ndarjen e mandatit, ai ka shkruar në mbrëmjen e festimit të njëvjetorit të “TV Nova-s” ku ai bashkë me moderatoren e televizionit zhvillojnë një bisedë, në të cilën e njëjta thotë se presidenti është “lodhur shumë” dhe andaj nuk duhet që të ngarkohet edhe më tepër me politikë, transmeton Portalb.mk.

Moderatorja: A ju pëlqen atë që e punon Televizioni “Nova” dhe a vlerësoni se kemi sjellë freskim në hapësirën mediatike?

Ivanov: Ashtu siç thatë edhe vet, Televizioni “Nova”, është diçka e re, shumë inovacion, shumë kreativitet, program i cili është interaktiv dhe freskues.

Moderatorja: Çfarë do t’i porosisni shikuesit e TV Novës? Nuk do të ju pyes për politikë, duke e pasur parasysh se keni pasur ditë të rëndë dhe të ngjeshur? Vetëm një porosi të shkurtër dhe do t’u lë të kënaqeni në mbrëmjen.

Ivanov: T’i gëzohen jetës, gjithçka kalon, nuk kemi jetë rezervë, duhet ta përjetojmë dhe duhet gjithnjë e më shumë të shohim lajme të bukura dhe pozitive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button