LD: Ivanov të jep dorëheqje

Pas abolimit të 56 bartësve të funksioneve të larta politike dhe shtetërore, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre, mbrojtja e interesave të VMRO-DPMNE-së dhe dorëzimi i mandatit partisë që nuk ka shumicë parlamentare, dhe pas përpjekjes së pasuksesshme që VMRO-DPMNE të formojë Qeveri, kushtëzimi i LSDM-së për vërtetim se ka siguruar shumicën prej 61 deputetë, janë arsye të mjaftueshme, që Gjorge Ivanov të largohet nga funksioni , thonë nga Lidhja Demokratike (LD), njofton Portalb.mk.

“Atij duhet t’i ngritët impiçment, por një iniciativë e tillë do të bjerë për shkak të pamundësisë që në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese të sigurohet 2/3 e shumicës parlamentare. Ndoshta është më mirë që në zgjedhjet lokale të votohet edhe për ndërrim të Gjorge Ivanovit. Në ndërkohë, gjatë ditës së sotme ose nesër, të zgjedhet Kryetari i Parlamentit dhe menjëherë pas saj të formohet edhe Qeveria. Vetëm në këtë mënyrë do të përfundojnë lojërat e qeverisjes së Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button