Kryeministri i Shqipërisë Rama sot në Prishtinë në takim me AAK-në

Në një kumtesë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njofohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Prishtinë do të takohet me zyrtarë të AAK-së, transmeton Koha.net.

Kumtesa nuk saktëson se me cilët zyrtarë të AAK-së do të takohet Edi Rama.

Supozohet se në takim do të flitet për zhvillimet në Kosovë e në prizmin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Takimi është paralajmëruar të selinë Qendrore të AAK-së në orën 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button