Revolta e hapur e Alban Skënderajt: Na trajtojnë si bagëti…

Nuk është në grupin e artistëve që proteston për gjithҫka sheh apo poston statuse në profilet e tij sociale për të shprehur indinjatën për një problematikë a një tjetër në shoqërinë tonë. Por, ashtu si të gjithë, edhe Albani vuan po njëlloj kur shikon sa shumë padrejtësi u bëhen shqiptarëve para syve e sa të pafuqishëm dukemi në sytë e botës për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë.

Këtë herë, edhe Albani ka dalë nga vetja, ndërsa shikon vargun e shqiptarëve në Firence që drejtohen sa në njërin aeroport në tjetrin, sa në njërin drejtim në tjetrin, pa shkak, thjeshtë se janë shqiptarë. I indinjuar nga kjo gjendje që e ka ndeshur me sytë e tij për të disatën herë, Albani nuk ka heshtur, por ka zgjedhur edhe ai një mënyrë si shumë artistë të tjerë – ta ndajë shqetësimin edhe me miqtë virtualë duke bërë një thirrje për sensibilizim.

Ja statusi i plotë i këngëtarit.

Fluturim Firenze – Tirane. Shqiptaret trajtohen si bageti!

Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerresisht keq kur shikoj qe per te disajten here drejtohen nga une me shpresen dhe iluzionin se mund te bej dicka nderkohe qe une, cdo here jam thjesht nje viktime si ata. (Eshte hera e katert qe me ndodh personalisht nder vite)

Nuk di kujt ti drejtoj gishtin edhe pse duket qarte qe jane lojra ekonomike te atyre qe pasurohen mbi kurrizin e shqiptareve te cilet jane te perulur dhe me hallet qe kane e tejkalojne kete shqetesim i cili nuk eshte dhe forte i vogel per ta.

Prej vitesh genjehen e keqtrajtohen ne vazhdimesi, vijne ne Firenze, bejne check-in, rradhe te gjata, kontrollet e ndryshme dhe ne fund ju thone: “Do prisni disa ore, do ju rikthejme valixhet dhe do ju dergojme me autobuza drejt nje aeroporti tjeter, atij te Pises i cili eshte gati 2 ore larg”.

Aty do filloje gjithcka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptaret arrijne ne Tirane ndoshta ore e ore me vonese kur i gjithe fluturimi zgjat vetem 1 ore e 30 minuta. Ka femije, njerez te moshuar e invalide! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot ne Firenze per shkak te motit te keq” kur moti aktualisht eshte i MREKULLUESHEM dhe nderkohe jane duke u nisur dhjetra avione cdo minute drejt cdo cepi te botes. Ne Pisa nderkohe moti eshte i njejte per te mos thene pak me i keq se ketu! Me arrogance asnje shpjegim tjeter! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vete punonjesit italiane duken ne siklet te madh dhe pranojne qe eshte ABSURDE!

Jane te lira taksat e aeroportit tjeter? Avioni ndodhet ne Pisa dhe ju shkojne me lire autobuzat? Kete nuk di ta them! Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem.

Kjo gje ka ndodhur me dhjetra here nder vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqipetaret qe jetojne ne kete zone nuk ka mundesi te ngreje zerin. Imagjinoj cdo ishte bere nese kjo do te ndodhte vazhdimisht me Italiane, Francen etj., nderkohe kur shqiptaret paguajne njesoj madje edhe me shume!

E di qe ka padrejtesi edhe me te medha dhe nje post i Albanit nuk ben diferencen por ndoshta stimulon sado pak vetebesimin dhe ndergjegjesimin edhe per ato dhjetra e qindra raste te ngjashme ku shqipetaret trajtohen padrejtesisht si njerez te kategorise se trete jo vetem nga te huajt por dhe nga vete biznesi e politikat e shtetit te tyre…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button