A vuani nga sëmundja e ……dashurisë? Zbuloni

Nga ndryshon dashuria e thellë për dikë nga varësia e të qenët i dashuruar nga dikush? Psikologët analizojnë faktet dhe përcaktojnë të vërtetën për dashurinë e madhe ndaj dikujt.

Dashuria në kuptimin romantik shpesh konsiderohet si një lloj varësie, madje ndonjëherë edhe sëmundje. S’ka asnjë dyshim që dashuria përfshin mendim konstant për dhe aktivitete me, një person të dashur. Por a është një preokupim i tillë, gjithnjë i dëmshëm? A duhet t’i referohemi atij si formë varësie apo mund të jetë në fakt përfitues për partnerët?

Varësia ndaj dashurisë, ashtu si varësia ndaj seksit është një term shumë i diskutuar. Organizata Botërore e Shëndetit, i referohet atyre si dëshirë seksuale më e madhe se normalja. Ndonëse dashuria mund të mos jetë varësi e mirëfilltë disa elementë të saj si dëshira për vëmendje janë pjesë e dashurisë.

Lidhjet në çift bëhen më të forta kur partnerët kryejnë së bashku aktivitete që kanë vlera të thella emocionale. Aktivitetet sipërfaqësore, nuk e përforcojnë lidhjen në çift. Sa më e gjatë të jetë lumturia e përgjithshme në çift, aq më të forta do të jenë marrëdhëniet dhe jetëgjatësia e tij.

Është dëshira për të qëndruar me partnerin, një obsesion?

Obsesioni, që konsiderohet simptoma e parë e çdo varësie, përkufizohet si një preokupim i vazhdueshëm dhe shqetësues me një ide apo ndjenjë që është shpesh e paarsyeshme. Fjalët shqetësuese dhe të paarsyeshme janë shumë të rëndësishme për pyetjen e mësipërme.

Meqenëse dashuria e thellë përfshin një preokupim pozitiv që është normal dhe i arsyeshëm, nuk mund t’i referohemi si një obsesion. Për ta kuptuar më mirë na duhet të shpjegojmë termat e përsëritjes dhe të të dashuruarit shumë. Përsëritja është një veprim apo ngjarje që ndodh rregullisht ose në mënyrë të pandërprerë.

Në sjelljen njerëzore, përsëritja shihet shpesh si negative, veçanërisht kur vërehet se asnjë vlerë nuk shtohet nga bërja apo thënia e të njëjtës gjë përsëri dhe përsëri. Në fakt, përsëritja prodhon mërzi dhe e çaktivizon kapacitetin njerëzor. Përse duhet të humbim burime mendore duke përsëritur aktivitete? Në rastin e aktiviteteve si loja në piano, kërcimi apo noti, përsëritja është e domosdoshme.

Megjithatë dy rastet më të dëmshme të përsëritjes që nuk ndihmojnë në zhvillimin e ndonjë gjëje, janë seksi dhe shikimi i televizionit. Ndryshe nga dashuria e thellë, që zhvillohet me kalimin e kohës dhe kënaq lartësimin shpirtëror, kur përsërisni aktivitetin seksual shpesh dhe në mënyrë të ngjashme, në një farë pike ai bëhet varësi.

A mund të biem në dashuri me tepri?

Përveç varësisë, dashuria mund të jetë aq e fuqishme, sa shpeshherë të bëhet edhe e pakontrolluar. Pra, a mundet të biesh në dashuri me dikë aq shumë sa të kthehet në ndjenjë të rrezikshme?

Ka një dallim midis intensitetit romantik që shpreh vlerën momentale të emocioneve akute dhe ndjenjës së thellë të dashurisë, që shpreh ndjenjën e thellë që është akumuluar me kalimin e kohës.

Dëshira për të qenë me personin që do më shumë, është e kuptueshme, sepse në dashurinë e vërtetë aktivitetet bëhen për hir të dëshirës dhe jo prej nevojës për të përsëritur diçka vazhdimisht. Nga ana tjetër në lidhjet që kërkojnë vëmendje të shpejtë që lidhet më tepër me aspektin romantik sesa dashuror, dhënia e tepërt pas dikujt, nuk sjell qëndrueshmëri.

Përfundimi

Një ndryshim i qartë midis dashurisë së thellë dhe aktivitetit intensiv dashuror, është fakti se në rastin e dytë nuk është pasioni elementi më kryesor, por cektësia intelektuale dhe shpirtërore. Pra, të jesh i dashuruar me dikë nënkupton të kryesh shumë aktivitete të ndryshme me të duke ndjerë gjithnjë e më shumë kënaqësi. Varësia ndaj dashurisë vjen kur dikush kërkon të izolojë tjetrin për ta pasur vetëm për vete dhe pa i sjellë kënaqësi. Për këtë arsye dashuria e thellë nuk mund të quhet kurrsesi varësi. (Shqip)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button