“E majta”: Ka zgjidhje për “Jugohromin”

Ka zgjidhje për problemin me Jugohromin, që do të thotë nuk do të ketë ndotje për Tetovarët e  as punëtorët nuk do të mbeten pa punë,  gjithëçka që  duhet bërë  është që partitë politike të kenë vullnet politik, thonë nga “E Majta”, shkruan tv21, përcjell Portalb.mk.

‘E Majta i mbështet  punëtorët e “Jugohromi-it” që përpiqen për ekzistencën e tyre, mirëpo gjithashtu i mbështet edhe qztetarët e Tetovës për ajër të pastert.

E Majta ofron dy opcione për zgjidhjen e problemeve: 1) Nëse qeveria është e gatshme t’i pret shefat e ‘Jugohrom’-it për t’i vendosur standardet ekologjike për prodhim, atëherë punëtorëve të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të mosfunksionimit të fabrikës t’i sigurojë para për periudhën deri te rifillimi i fabrikës.  2) Nëse shefat e ‘Jugohrom’ me këmbëngulësi refuzojnë për t’iu nënshtruar standardeve ekologjike për prodhim, me arsyetimin se ajo ishte humbje, në vendosjen e standardeve ekologjike të fabrikës të investojë shteti, kurse ajo ta kompenzojë përmes kapitalit adekuat të fabrikës shtetërore.

E Majta shton se mjaftë ishte keqpërdorimi i punëtorëve nga shefat me qëllim për të rritur fitimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button