Partia “E majta” bëri homazhe te varri i Enver Hoxhës

Sot (11 prill 2023), me rastin e 38 vjetorit të vdekjes së tij, një delegacion zyrtar i nivelit më të lartë të partisë “E majta”, e përbërë nga kryetari Dimitar Apasiev dhe anëtarët Rexhep Ismail Haktan dhe Gorast Muratovski, kanë bërë homazhe para vendprehjes së përhershme të burrështetasit, partizanit dhe komunistit shqiptar, Enver Hoxha (1908-1985) – ish kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, qëndron në postimin e sponzorizuar në FB nga “E Majta”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë komunikatë, të mbushur me lëvdata ndaj figurës dhe veprës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, i cili e shndërroi Shqipërinë në shtetin më të mbllyr, më të prapambetur dhe më të varfër në Evropë, nga kjo parti theksuan se, Hoxha është themelues i shtetit bashkëkoir shqiptar dhe sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila u themelua me mbështetjen jugosllave dhe sovjetike.

“Nën sundimin e tij katër-dekadësh, Republika e Shqipërisë, e cila u la në rrënoja pas shfuqizimit të monarkisë, vendosi themele të reja: u ndërtua hekurudha e parë në territorin e saj, vendi filloi me elektrifikim të përshpejtuar, u çrrënjosën sëmundjet epidemike, niveli i arsimimit u rrit nga 5 në 90%, shteti u bë vend i pavarur bujqësor përmes kolektivizmit të tokës pjellore, ndërsa u bë edhe sekularizim radikal i religjionit. Gjatë jetës së tij, arriti ta transformojë Shqipërinë nga vilajet gjysmëfeudal të Perandorisë Osmane, në ekonomi të industrializuar”, thuhet në kumtesën e “Të majtës”.

Kujtojmë se, Enver Hoxha mbahet mend si diktatori më i egër në Evropë për  mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve gjatë sundimit të tij.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një paraqitje të tij kohë më parë duke përshkruar diktaturën e Hoxhës, tha se, Hoxha bëri që shqiptarët të përjetonin dhe ta pësonin nga uria që i kaploi duke ngrënë bimë të egra dhe mishin e kafshëve të ngordhura. Sipas tij, Enver Hoxha si asnjë diktator tjetër në Evropën ish komuniste, vendosur mbi shqiptarët të trefishtë, diktaturët ideologjike, të luftës së klasave, u burgosën, torturuan burra gra të rinj e të reja më shumë se në të gjithë vendet ish komuniste përveç ish Bashkimit Sovjetik të marra sëbashku.

“Shqiptarët tregojnë kronikat e kohës, u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra, u detyruan që të përdorin dhe ta pësojnë nga mishi i kafshëve të ngrordhura uria ishte parimi i atyre kohëve. Askush nuk mund të mendonte përtej asaj dhe manipulohej më mirë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare, jo vetëm përmes frikës, terrorit dhe urisë por nga izolimi i thellë shkëputjes së Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota. Të gjitha këto bënë që në vitin 1990 shqiptarët pavarësisht revolucionit të ri që i kishte [ushtuar, bëri që rrëzimi i kultit të ishte kushti i të gjithë kushteve dhe që opozita të ishte e vërtetë. Që shqiptarët të ishin të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor”, kishte deklaruar Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button