Turqia do t’u japë shtetësi 10.000 refugjatëve sirianë

 Në një të ardhme të afërt rreth 10.000 refugjatë sirianë të cilët qëndrojnë në Turqi, do të marrin shtetësi turke.

Mundësinë e tillë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e paralajmëroi që para një viti gjatë vizitës së qytetit Kilis, ku gjendet kampi më i madh  për akomodim të refugjatëve sirianë, por këto plane janë anuluar pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet në korrik.

Erdogan atëherë paralajmëroi se të gjithë refugjatët sirianë të cilët i plotësojnë kushtet e konfirmuara, do t’u jepet shtetësi e Turqisë.

Sipas burimeve në Qeverinë turke, kjo procedurë tani është përshpejtuar dhe në vijim është kontroll nga ana e shërbimeve të sigurisë nëse kandidatët eventualë për shtetas të rinj të Turqisë,  mund të paraqesin kërcënim për “sigurinë kombëtare”. Pritet ndarjen e shtetësisë ta konfirmon Qeveria turke gjatë muajit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për refugjatë sirian të cilët do të bëhen shtetas të Turqisë në bazë të nenit 12 të Ligjit për shtetësi.

Ky nen parashikon që shtetësi turke të mund t’u jepet të huajve të cilët kanë “objekte dhe pajisje prodhuese” në Turqi ose kanë shërbime në fushën e inovacioneve, shkencës, sportit dhe kulturës, me kusht që “të mos paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit”.

Sipas të dhënave zyrtare, në Turqi qëndrojnë rreth tre milionë refugjatë sirian, prej të cilëve vetëm 10 për qind gjenden në ndonjë nga 26 kampet e refugjatëve në rajonet kufitare, derisa të tjerët janë akomoduar përreth territorit të vendit.

Mediat turke që nga viti i kaluar publikuan se autoritetet në Ankara kanë për qëllim t’u japin shtetësi sirianëve, me arsim të lartë dhe profesional nga puna e të cilëve favor do të ketë ekonomia e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button