Masat e Trampit i shkatërrojnë bursat botërore

Aksionet e kompanive që listojnë në bursën e Nju-Jorkut  sot shënuan rënie, si reagim i masave tregtare dhe imigruese që i ndërmori presidenti i ri amerikan, Donald Tramp.

Indeksi industrial i Uollstrit, Dau Xhons ra për 0,4 për qind  në 19.882,93 pikë, indeksi SP për 0,3 për qind në 2.273,45 pikë, ndërsa indeksi teknologjik Nasdak për 0,4 në 5.104 pikë.

Analistët vlerësojnë se rënia e vlerës së indekseve është pasojë e vendimit të javës së kaluar të Trampit për ndalesë të hyrjes në SHBA për shtetasit  e shtatë vendeve dominante myslimane.

Rënie të vlerës së indekseve shënuan edhe bursat evropiane. Ashtu, indeksi DAKS në bursën në Frankfurt ra për 0,7 për qind në 11.600 pikë, ai parisien KAK 40 u zvogëlua për 0,2 për qind në 4.773,25 pikë, përderisa indeksi i vetëm londinez FTSE kishte rritje prej 0,2 për qind në 7.137,42 pikë. Indeksi i bursës së Tokios Nikei sërish u zvogëlua për 1,7 për qind.

Në të njëjtën kohë në bursat devizore, vlera e euros është rritur në 1,0790 dollarë nga 1,0712 dollarë të djeshme, ndërsa stërlina shënoi rritje prej 1,2424 në 1,2520 dollarë. Dollari u dobësua edhe në raport të jenit, dhe një valutë amerikane sot këmbehet për 113,78 jenë japoneze. Mbrëmë dollari vlente 112,39 jenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button