Askush përveç Gruevskit nuk do zgjedhje të reja

Asnjë parti për momentin nuk do të që të mbahen zgjedhje te reja parlamentare , përveç VMRO-DPMNE-së që i skadoi afati për të formuar Qeveri, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu për A1on, thotë se nëse ka zgjedhje do të ishin fitues të sigurt, por momentalisht ata thonë se opsioni më i mirë është që të formohet Qeveri politike dhe të mos shkohet në zgjedhje.

“Ne vlerësojmë se duhet të shihen të gjitha mundësitë për krijimin e Qeverisë stabile politike, por nëse edhe atëherë nuk ka ndonjë rezultat, atëherë duhet të diskutojmë për atë temë”, tha Fazliu duke e akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në për situatën aktuale për të mos bërë koalicion, pasi që i kanë kalkulimet e tyre.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, pret që presidenti Gjorge Ivanov t’ia jep mandatin liderit të partisë së tij dhe nuk do të spekulohet ne temën e zgjedhjeve.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Sipas liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, partitë shqiptare nuk duhet të pranojnë zgjedhje, ndërkaq nëse ajo ndodhë, ata do t’i ftojnë të gjitha partitë shqiptare që t’i bojkotojnë të njëjtat.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, të dielën pas mbarimit të mbledhjes, tha se ende nuk është arritur marrëveshje për njërën nga 5 pikat që kryetari i partisë Ali Ahmeti i ka ofruar si opsione për dalje nga kriza, ndërkaq njëra prej tyre është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button