Socialistët dhe demokratët e PE-së: Tani LSDM-së duhet t’i jepet mundësi për të formuar Qeveri

Grupi i Aleancave Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian kërkojnë që tani LSDM-së t’i jepet mundësi për formim të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Pas debatit për raportin e Komisionit Evropian të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 në Komitetin për Punë të Jashtme, nënkryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Viktor Boshtinaru deklaroi:

“Pasi që VMRO-DPMNE nuk pati mundësi që të formojë Qeveri deri në skadimin e afatit, partia e dytë e cila është më e madhja sipas numrit të votuesve, LSDM-ja, duhet të fitojë mundësi për formim të Qeverisë. I bëjmë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që të krijojë kushte për formim të shpejtë të Qeverisë së re e cila do të punojë në kthimin e sundimit të ligjit, implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës, reformave urgjente prioritare, por edhe do të sigurojë mbështetje për Prokurorinë Speciale Publike (PSP)”, transmeton Portalb.

Raportuesi në hije për Maqedoni nga radhët e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, europarlamentari, Tonino Picula shtoi:

“Duke e pasur parasysh se partia e parë që u rangua në zgjedhje nuk arriti që të formojë shumicë, presim që ai të veprojë me përgjegjësi dhe do t’ia japë të njëjtën mundësi edhe partisë së dytë sipas numrit të deputetëve. Vendi patjetër duhet të jetë përgjegjësi dhe t’i zbatojë reformat prioritare për të dalë nga kriza e stërzgjatur”.

Përndryshe Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian, dje pasdite e  ka pasur shqyrtimin e parë të propozim-rezolucionit të PE-së për Republikën e Maqedonisë në lidhje me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016, që e ka përgatitur raportuesi nga Sllovenia, Ivo Vajgël. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button