Tortevski: Nëse nuk ia jep mandatin LSDM-së, Ivanov mundet të përgjigjet penalisht

Avokati Aleksandar Torteveski, duke komentuar për ndodhinë e fundit në skenën politike në Maqedoni, në një deklaratë për “Fokus” thotë se, pasi që Nikolla Gruevski nuk ka arritur të formojë Qeveri, kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutësh është i obliguar që mandatin t’ia jep LSDM-së. Në të kundërtën, sipas Tortevskit, presidenti Ivanov duhet të jep përgjegjësi penale për keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar, njofton Portalb.mk.

“Prej kur skadoi afati, praktikisht mandati i është kthyer Gjorge Ivanovit. Kështu që, ai tani duhet t’ia jep partisë tjetër, e cila është radhitur e dyta sipas numrit të mandateve. Ivanov duhej të bëjë konsultim në dhjetë ditët e para kur mandati ishte tek ai. Ajo është koha për konsultime. Tani patjetër duhet të shkojë sipas radhës. Nëse nuk vepron ashtu atëherë bën vepër penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë Tortevski.

Një pjesë e madhe e ekspertëve janë me një qëndrim me Tortevskin dhe i bën thirrje kryetarit të shtetit që menjëherë të emëroj mandatarë të ri. Në mediat pro-qeveritare, ekspertët të afërt me pushtetit i sugjerojnë Ivanovit që të mos ia jep mandatin LSDM-së, por të ketë zgjedhje të reja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button