Google formon fond krize për luftë kundër ndalesës së Trampit

Kompania Google formoi fond krize në shumë prej katër milionë dollarë për t’iu ndihmuar të punësuarve dhe njerëzve të tjerë, të cilët janë të goditur me politikën e re migruese të presidentit amerikan Donald Tramp, shkruan “Indipendent”, transmeton MIA.

Tramp të premten nënshkroi dekretin, me të cilin për tre muaj ndalohet hyrja e shtetasve nga shtatë vende kryesisht myslimane dhe për katër muaj stopohet prnaimi i refugjatëve.

Si përgjigje ndaj kësaj mase, Google premtoi se do të dhurojë dy milionë dollarë, ndërsa dy milionë shtesë do të dhurojnë të punësuarit në Google.

Ky fond krize gjoja paraqet shumën më të madhe të parave, të cilën ky gjigant interneti ndonjëherë e ka dhuruar për qëllime humanitare.

Paratë do t’i marrin katër organizata, Unioni amerikan për liri qytetare (ACLU), Qendra për ndihmë juridike për migrantët (ILRC), Komiteti ndërkombëtar për ndihmë (IRC) dhe Komisariati i lartë për refugjatë i KB-së (UNHCR).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button