Parlamenti irakian kërkon ndalesë për hyrjen e shtetasve të SHBA-së në Irak

Parlamenti irakian sot miratoi rezolutë me të cilën kërkohet prej Qeverisë në Bagdad të vendosë ndalesë për hyrjen e shtetasve amerikan në Irak, si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit me të cilin ndalohet lëshimi i vizave për qytetarët irakianë për të hyrë në SHBA.

Nga urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan, Donald Tramp ndalesa për lëshimin e vizave hyrëse ka të bëjë me shtetasit e Irakut, Iranit, Jemenit, Libisë, Sudanit dhe Somalisë për periudhë prej 90 ditëve dhe për qytetarët e Sirisë për një periudhë të pacaktuar. Sipas Uashingtonit, qëllimi i vendimit të tillë është të zvogëlohen kanosjet e terroristëve radikal islamist.

Ministria irakiane e Punëve të Jashtme sot shprehu keqardhje për shkak të vendimit të tillë amerikan dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta analizojë.

Paraprakisht, Qeveria e Irakut kumtoi se i kupton “motivet e matura të sigurisë” për sjelljen e një vendimi të tillë, por kërkoi Uashingtoni t’i ketë parasysh “lidhjet speciale midis dy vendeve”.

Ndaj vendimit të Trampit dje reagoi edhe predikuese me ndikim shiit Muktada al-Sadër, i cili kërkoi të gjithë shtetasit amerikan ta braktisin Irakun.

“Do të ishte arrogante që ata të hyjnë lirshëm në Irak dhe shtete të tjera, ndërsa të mos e ndalojnë hyrjen në SHBA. Prandaj duhet ta braktisin vendin”, deklaroi Al-Sadër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button