LD: Ivanov duhet t’ia jep mandatin LSDM-së

Është logjike dhe legjitime që kryetari i shtetit, t’ia jep mandatin për formim të Qeverisë LSDM-së, pas përpjekjes së pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së që të sigurojë shumicë parlamentare, vlerësojnë nga Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit, njofton Portalb.

“Edhe përskaj sugjerimeve të ekspertëve dhe zgjidhjeve kushtetuese, që mandati duhet t’i jepet partisë ose partive që kanë shumicë në Parlament, Gjorge Ivanov, mandatin ia dha VMRO-DPMNE-së, gjë që është shkelje e Kushtetutës dhe njëkohësisht lejoi mundësi të madhe që mandatari Nikolla Gruevski të formojë Qeveri, por përpjekja e tij ngeli pa rezultat. Tani në interes të stabilitetit, interesave nacionale dhe shtetërore duhet të formohet Qeveri e cila do të sigurojë sundim stabil të ligjit dhe do t’i zbatojë reformat”, thonë nga LD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button