Qeveria e ardhshme: Ja opsionet

Ekzistojnë disa skenare që mund t’i lëvizin punët ditëve në vijim, shkruan Portalb.

I pari është, BDI të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE. Gruevski ta bëjë Qeverinë. Nga BDI thonë se nuk shkojnë në koalicion me persona që janë të inkriminuar, ka gjasa që të koalicionohet me VMRO pa Gruevskin.

Dy, spekulohet mundësia që Gruevski ta kthejë mandatin që pastaj Ivanov t’ia jap dikujt tjetër nga e njëjta parti, që do të jetë i pranishëm nga BDI.

Ekziston mundësia që BDI të mos pranojë koalicion me VMRO-DPMNE, që do të thotë se Gruevski do ta kthejë mandatin. Ivanov duhet që mandatin t’ia dorëzoj LSDM që të tentojë të sigurojë shumicë parlamentare.

Mbledhja e BDI-së ku pritet të merret vendimi final se si do të vepron partia është në vijim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button