Facebook dhe Google kritika Trumpit për vendimin ndaj refugjatëve

Gjigandi i mediave sociale, Facebook dhe motori i kërkimit në internet Google kanë kritikuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për vendimin mbi kufizimin e hyrjes së refugjatëve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Facebook (CEO) dhe njëkohësisht aksioner i këtij rrjet,i Mark Zuckerberg, në një postim në llogarinë e tij shkruan se SHBA-ja është një shtet emigrantësh dhe se për këtë duhet të jetë krenare.

Duke vënë në dukje se pjesëtarët e familje së tij janë nga Gjermania, Austria dhe Polonia, ndërsa të bashkëshortes së tij nga Kina dhe Vietnami, Zuckerberg është shprehur: “Ashtu sikurse shumë të tjerë edhe unë jam i shqetësuar për vendimin e firmosur nga Trump. Këtë vend duhet ta mbajmë të sigurtë, por këtë duhet ta realizojmë duke luftuar ato të cilët përbëjnë me të vërtetë kërcënim dhe jo kundër miliona emigrantësh të cilët kanë frikë se mos i largojnë nga vendi. Duhet ta mbajmë derën e hapur për emigrantët dhe ata të cilët kanë nevojë. Kjo është ajo që ne na bën ky(vend) që jemi.”

Ndërsa kompania Google iu ka bërë thirrje punonjësve të saj të cilët ndodhen jashtë vendit që të kthehen menjëherë në SHBA.

Presidenti Trump firmosi një vendim i cili krahas ndalimit të refugjatëve sirianë, përfshin edhe ndalimin e hyrjes së shtetasve të Iranit, Sirisë, Irakut, Sudanit, Libisë, Somalisë dhe Jemenit.

Nga ana tjetër një gjykatë federale në New York, vendosi pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi si dhe lënien të lirë të dy shtetasve irakianë që u ndaluan si rrjedhojë e këtij vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button