Princat William dhe Harry do të zbulojnë statujën e princeshës Diana

Në 20 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana, djemtë e saj, Princat William dhe Harry do të zbulojnë statujën me pamjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat britanike kanë raportuar se princërit kanë angazhuar një skulptor privat për të bërë statujën e Princeshës Diana, të cilën do të paguajnë nga fondet private.

Statuja e princeshës do të vendoset në kopshtin publik të shtëpisë së dikurshme të Princeshës Diana, në Pallatin Kensington në Londër.

Në deklaratën e përbashkët princat britanike theksuan se në këtë mënyrë duan të “përhapin ndikimi pozitiv që ka pasur Princesha Diana në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në mbarë botën”.

“Nëna jonë ka prekur jetët e shumë njerëzve”, theksuan William dhe Harry të cilët në kohën e vdekjes së nënës së tyre kishin 15, gjegjësisht 13 vjeç.

Diana-harry-prince-william

Edhe pse akoma nuk është specifikuar se kur do të vendoset statuja, besohet se kjo do të ndodhë në shënimin e 20 vjetorit të vdekjes së princeshës.

Atëherë ish-gruaja e trashëgimtarit të fronit, Princit Charles, Princesha e Uellsit Diana, humbi jetën në një aksident trafiku në natën e 31 gushtit të vitit 1997 në Paris.

Me të humbi jetën edhe partneri i saj, biznesmeni egjiptian Dodi Fayed.

Në funeralin e Princeshës morën pjesë qindra mijëra njerëz nga mbarë bota.

Nga angazhimi me Princin Charles, me punën e saj humanitare dhe karizmin e saj të jashtëzakonshëm, Princesha Diana tërhoqi vëmendjen e publikut në botë, dhe konsiderohet si një nga gratë më të njohura dhe më të fotografuar në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button