Afati skadon, VMRO-DPMNE ende asgjë nuk komenton

Nga VMRO-DPMNE ende nuk komentojnë asgjë sa i përket formimit të Qeverisë, edhe pse sot skadon afati që lideri i tyre të marrë garancën për shumicë parlamentare, çka do t’i garantonte partisë formimin e Qeverisë, raporton Portalb.

“Asgjë te re. Kur do te ketë diçka të re do ta njoftojmë opinionin”, deklaroi për Portalb zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Ivo Kotevski, duke mos dhënë detaje nga zhvillimet e deritanishme.

Sot BDI, ora 14, në Tetovë do të mbajë mbledhjen e fundit të Kryesisë për të vendosur se a do të hyjë BDI në koalicion me VMRO-DPMNE-në apo jo./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button