Mourinho: Nëse tregohet kundër Wigan, Martial do të luaj në Premier Ligë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, deklaroi se futbollisti i ri francez Anthony Martial meriton të fillojë ndeshjen në Premier Ligë, nëse të dielën tregohet kundër Wigan në FA kupën, raporton Anadolu Agency (AA).

Martial, i cili stinorin e kaluar shkëlqeu në fanellën e “djajve të kuq”, këtë stinor nuk tregon lojë të mira.

Pasi ishte i pakënaqur me paraqitjet e tij kundër Liverpool-it, Mourinho e la anash francezin nga ekipi gjatë fundjavës së kaluar në barazimin me Stoke, ndërsa më pas edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Liga kupës kundër Hull.

“Nuk e di, nuk flas me lojtarët për atë se si e pranojë atë. Martial do të luaj të dielën kundër Wigan dhe nëse shkëlqen, do të jetë startues në ndeshjen e radhës të Premier Ligës kundër Hull. Kjo është e thjeshtë”, tha Mourinho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button