Qyteti i Shkupit ta rregullojë problemin që ua krijoi qytetarëve me transportin publik

“Menjëherë të ndalojë vjedhja dhe maltretimi i qytetarëve nëpërmjet transportit publik të Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike Transportit (NTP), menjëherë ta rregullojnë problemin që ua kanë krijuar qytetarëve në transportin e qytetit”, reagojnë sot nga LSDM, njofton Portalb.

Në të shtohet se, “derisa Nikolla Gruevski vozitet me Mercedes 600.000 eurosh, ndërkaq bashkëpunëtorët e tij shëtisin me vetura zyrtare ditë e natë, po rrezikohet e drejta e qytetarëve për transport të rregullt publik në qytet”.

“Qytetarët nuk janë informuar në kohë për të drejtat dhe obligimet e tyre rreth shfrytëzimit të kartelave elektronike. Nuk e dinë se cila kartelë është më e lirë për ta përdorur. Në biletaritë dhe autobusët, për shkak të rrëmujave, të punësuarit nuk kanë mundësi që t’i dëgjojnë qytetarët dhe ata janë të detyruar që të paguajnë më së paku 150 denarë për kartelë, pa e ditur se a është e vlefshme dhe cilat janë opsionet e tjera më të lira”, thonë nga LSDM.

Ata gjithashtu shtojnë se, “afatet e caktuara absurde, deri kur do të duhet të harxhohet shuma e kartelës, gjë që është e drejtë e qytetarëve, plotësisht i habisin qytetarët”.

LEXO: Qytetarët e revoltuar kërkojnë kthimin e linjave 9 dhe 19, Qyteti i Shkupit do të del me vendim në shkurt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button