LSDM reagoi për kushtet në të cilat punojnë ushtarët e Maqedonisë

LSDM sot akuzoi se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë punojnë në kushte jo përkatëse, mbajnë uniforma të grisura dhe pajisje të vjetër dhe nuk kanë ngrohje në kazermat.

“Ushtarët 10 vite janë të lënë të punojnë në kushte poshtëruese dhe të papërshtashme, edhe pse e kryejnë detyrën më me përgjegjësi në shtet – mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë. Me të njëjta uniforma dhe këpucë i ndihmuan qytetarët në përmbytjet, ndërsa me të njëjta ndihmojnë edhe sot në këtë dëborë. Pa mjete, në vend me mekanizëm përkatës”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komisionit për mbrojtje të LSDM-së.

Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i politikave të gabuara me të cilat pushteti i deritanishëm e ka larguar ARM-në nga standardet dhe anëtarësi i në NATO.

“Urgjentisht u nevojitet qeveri e re e përgjegjshme qytetarëve të Republikës së Maqeodnisë, e cila do të zhvillojë politika të realizueshme reale dhe e cila do t’u sigurojë perspektiva euro-atlantike edhe pjesëtarëve të Armatës edhe të gjithë njerëzve në shtet”, tha Dimitrievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button