Trump takohet me May: Marrëdhënia jonë, kurrë më e fortë sesa sot

Kryeministrja britanike Theresa May dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u takuan në Shtëpinë e Bardhë e më pas dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp.

May u bë kështu udhëheqësja e parë botërore që takon presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, pas vetëm një jave në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Top Channel.

“Marrëdhënia mes nesh nuk ka qenë asnjëherë më e fortë sesa sot”, nënvizuan ata në konferencën e përbashkët për shtyp, që është në të njëjtën kohë edhe e para për presidentin Trump, që nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ky i fundit nuk kurseu lëvdatat për Britaninë, ndërsa May tha se presidenti amerikan kishte pranuar të vizitonte Londrën në një vizitë shtetërore.

Kryeministrja britanike ka vulosur kështu aleancën e saj me Donald Trump, me një shtrëngim të përzemërt duarsh, ndërkohë që më herët ajo la nënshkrimin e saj në librin e vizitorëve, pozoi për fotografët bashkë me presidentin amerikan para një busti të Churchill, e vendosi kurora me lule në varrezën kombëtare të Arlingtonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button