Janushev: Kartelat të mos hidhen, por të mbushen

Drejtori i NTP Shkup Igor Janushev sot në konferencë për shtyp apeloi deri te qytetarët të mos i hedhin kartelat jo të personalizuara, por t’i mbushin. Rezervë të kartelave ka dhe çdo ditë shpërndahen nga disa herë në ditë deri te të gjitha vendet e shitjes.

Ai përkujtoi se sistemi për lokacion automatik të automjeteve dhe për pagesë elektronike në NTP Shkup dhe në autobusët e transportuesve privatë filloi të zbatohet në gusht të vitit 2015. Nga fillimi i vitit 2016 u lëshuan për herë të parë në përdorim kartelat jo të personalizuara.

Билет електронски

“Në vitin 2016 janë shitur diçka më shumë se 33.020 kartela jo të personalizuara. Në bazë të kësaj shitje, janë bërë parashtresa dhe analiza sa kartela duhet të kemi të gatshme për vitin 2017, ku i kemi përfshirë edhe transportuesit privatë. Për këtë qëllim janë përgatitur më shumë se 150.000 kartela. prej tyre 30.000 janë shitur vetëm në tre ditët e para të janarit, ndërsa deri në fund të javës së parë të këtij muaji janë shitur 80 mijë kartela. Në konkludim me ditën e djeshme, kemi shitur rreth 140.000 kartela”, tha Janushev.

LEXO: Qytetarët e revoltuar kërkojnë kthimin e linjave 9 dhe 19, Qyteti i Shkupit do të del me vendim në shkurt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button