Maqedoni, jepen 6000 euro për ndërmarrës të rinj

Organizata “Mladiinfo” bëri të ditur se do të hapet konkurs për aplikim në projektin “Qendra e bankave rinore e Ballkanit Perendimor dhe Turqisë” ku mund të aplikohet me ide për iniciativë në sferën e ekonomisë, politikës dhe sociale. Ky projekt u prezantua në konferencën e sotme, nga përfaqësues të Organizatës “Mlladiinfo” në takimin me përfaqësuesit e Agjencisë për Punësim në Republikën e Maqedonisë dhe Organizatës së Koalicionit për të rinjë “SEGA”, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i organizatës “Mlladiinfo” është që të rinjtë të mos shpërngulen nga Maqedonia, nga ku bëjmë thirrje që të parashihet buxhet për financim të iniciativave shoqërore. Kjo mund të arrihet nëpërmjet decentralizimi të financave. Jemi bërë pjesë e projektit ndërkombëtar që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni”, tha Marija Matovska, përfaqësuese e “Mladiinfo”.

Projekti “Qendra e bankave rinore e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë” përmban këto procese: monitorim i indikatorëve, rekomandime, tryeza të rrumbullakëta, fushatë, përkrahje financiare prej 6000 eurove për realizim të projektit, mentorim dhe pjesëmarrje në Samitin Evropian që do të mbahet ne Beograd. Fitues do të jenë tri iniciativa shoqërore.

Në këtë projekt mund të aplikohet duke filluar prej 22 shkurti e deri më 7 Maj të viti 2017 në webfaqen e këtij projekti.

Agjencioni për punësim: sivjet do të japim 4000 euro për vetëpunësim

Krahas pralajmërimi të këtyre projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, në këtë konferencë nga Agjensioni për Punësim në Maqedoni njoftuan se gjatë vitit 2016 janë realizuar projekte ku janë financuar të rinjtë në sferën e vetpunësimit dhe aftësimit të tyre profesional.

“Gjatë periudhës 2006-2016 kemi ndërmarrë masa për vetëpunësim dhe trajnimi të të rinjve në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë hapur 160.000 vende të reja të punës. Është paraparë edhe hapje e konkursit për vetëpunësim me grante por nuk është realizuar për shkak të krizës politike në vend. Duhet të theksohet se nëse vjet financimi për hapje të ndërmarrjeve me grante ka qenë 3000 euro, sivjet do të jete 4000 euro. Gjatë vitit 2016 janë hapur 7900 ndërmarrje të reja, prej tyre 35%  janë themelues të rinj”, tha Sllobodanka Alleksovska, udhëheqëse e sektorit për punësim në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë kësaj konference të rinjtë u kritikuan për mosinteresimin e tyre që të gjejnë punë.

“Të rinjtë presin të ftohen që ato të punësohen, kurse ato nuk ndërmarrin vetiniciativë që të kërkojnë punë. Të rinjtë nuk duhet të kenë qëllim vetëm përfitimin financiar por edhe përvojën që fitohet nga punësimi”, tha Sinisha Pekevski, ekspert i punësimit te kategorisë së ndjeshme sociale.

“Numri më i madh i të rinjve nuk u besojnë institucioneve shtetërore dhe nuk kanë informata për mundësitë e punësimit në vend. Por kemi kontakte prej biznesmenëve, të cilët janë të interesuar që të punësojnë të rinj, por që nuk dijnë ku t’i gjejnë”, tha Zoran Ilieski, drejtor i koalicionit për të rinj “SEGA”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button