Arifi: BDI-së i duhet ende kohë për të menduar

Mandati i Gruevskit për formimin e Qeverisë skadon të dielën në mesnatë, ndërkaq BDI-së i duhet ende kohë për të menduar. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, mbrëmë në emisionin “Top Tema” në TV Telma, njofton Portalb.

Arifi gjithashtu theksoi se pa çështjen e gjuhës shqipe dhe Prokurorinë Speciale Publike, nuk mund të arrihet marrëveshje.

Arifi: BDI nuk e përkrahë fushatën kundër Sorosit

BDI nuk pajtohet edhe me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së dhe subjekteve tjera për “qërim hesapesh” me SOROS-in dhe organizatat joqeveritare të cilët e kritikojnë pushtetin.

“Nuk guxon të harrohet mbështetja e Fondacionit për Shoqëri të Hapur për pavarësimin e shteteve të Evropës Lindore në mesin e të cilave është e Maqedonia. Të gjithë ato bursa të cilat janë ndarë, kanë qenë në drejtim të ngritjes shkencore të qytetarëve tanë”, tha Arifi, duke shtuar se SHBA, megjithatë janë përkrahësit dhe miqtë tanë të mëdhenj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button