Gjermania e shfuqizon , Maqedonia ende gjykon sipas ligjit për mbrojtjen e monarkëve

Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas njoftoi se qeveria gjermane do ta shfuqizojë Ligjin i cili ua ndalon qytetarëve të vendit t’i ofendojnë liderët e huaj.

Maas ka deklaruar se bëhet fjalë për “ligj të vjetërsuar dhe të panevojshëm”.

Ambasada e Turqisë në Maqedoni në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër personit E.A, ndryshe shtetas turk sepse e ka ofenduar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Facebook, me çka ka prishur imazhin e Turqisë dhe presidentit të saj.

Ndryshe, sipas nenit 181 nga Kodi penal i Maqedonisë, parashihet gjobë me të holla për “atë që me qëllim të përqeshjesh publikisht do të ofendon ndonjë shtet të huaj, flamurin e saj, stemën, himnin apo shefin e shtetit apo përfaqësuesin diplomatik”.

Ligji për ofendimin e funksionarëve të huaj rrjedh nga koha e monarkëve të Evropës dhe lidhet me termin francez “ “lèse-majesté”. Përdorimi i tij origjinal ka qenë për mbrojtjen e monarkëve dhe sanksionimi e të gjithëve që do të shkelin dinjitetin e tyre apo mbretërinë me të cilën sundojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button