SHBA, disa nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit japin dorëheqje

Disa nga nëpunësit më të lartë në Departamentin amerikan të Shtetit kanë dhënë dorëheqje në administratën e Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç transmetojnë mediat amerikane, zëvendëssekretarët Joyce Anne Barr, Michele Bond dhe Gentry Smith kanë dhënë dorëheqje pas Patrick Kennedy, zëvendës-sekretari shtetëror për menaxhment, që dha dorëheqje kur mësoi se përgatitet ndërrimi i tij.

Ndryshe, Kennedy nëntë vite ka shërbyer si ndihmës i të gjithë sekretarëve të shtetit në Departamentin e Shtetit.

Megjithatë, pasi Rex Tillerson u zgjodh për sekretar shtetëror në administratën e Trumpit, vendosi të dorëhiqet. Dorëheqjet vijuan pasi Tillerson dje vizitoi Departamentin e Shtetit.

Mark Toner, zëdhënës i përkohshëm në Departamentin e Shtetit, deklaroi se dorëheqjet janë dukuri normale në kohën e tranzicionit të pushtetit në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button