Edhe një tërmet dridhi Shkupin

Qyteti i Shkupit u godit përsëri nga një tërmet i cili u regjistrua në orën 18:04 minuta me magnitudë lokale prej 2.1 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallëve sipas matjes Evropiane makrosezmike.

Tërmetin me epiqendër në Rajonin epiqendror të Shkupit e ka regjistruar rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastri, Ohër dhe Krushevë, të mbajtur nga Observatori sizmologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button