Të ardhura rekorde nga klubet e Bundesligës

Klubet e ligës së parë të futbollit gjerman (Bundesliga) kanë thyer rekord duke arritur të ardhura prej 3,24 miliardë eurove në sezonin 2015-2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin financiar të publikuar në ueb faqen e Bundesligës raportohet se të ardhurat e 18 klubeve të kësaj lige në sezonin 2015-2016, duke shënuar rritje prej 23,7 për qind në krahasim me sezonin paraprak, kanë arritur 3,24 miliard euro.

Gjithashtu theksohet se të ardhurat të cilat për herë të parë arrijnë deri në 3 miliard euro, ndërsa 13 nga gjithsej 18 klube të kësaj lige kanë arritur mbi 100 milion euro të ardhura.

Ndërsa të ardhurat e ligës së dytë të futbollit gjerman në sezonin 2015-2016 kanë arritur 608,3 milionë euro në sezonin 2015-2016, duke shënuar rritje prej 20,6 përqind në krahasim me sezonin paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button